×
  • Sport
  • Sport

    Messi apo Ronaldo, cili do të shkojë të luajë në Majami

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 10:12

    A do të mund të shihnim Lionel Messi ose Cristiano Ronaldo tek skuadra e Majami?

    David Beckham, i cili është në krye të skuadrës së Majamit, e cila garon në MLS, nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë njërin nga dy më të mirët e historisë në skuadrën e tij.

    Ish reprezentuesi anglez ka thënë se e di se sa e vështirë është që të transferohet Messi apo Ronaldo, por ka thënë se asnjëherë nuk i dihet të ardhmes.

    ‘Të gjithë kanë listën e tyre me dëshira. Të gjithë. Por, nëse shikon se si Messi dhe Ronaldo po luajnë, edhe pse konsiderohet si periudhë e vonshme e karrierës, unë nuk shoh ndonjë fund për ta’ ka thënë Beckham.

    ‘Ata po luajnë akoma në nivelet më të larta dhe është e vështirë t’i shohësh duke u larguar nga skuadrat e tyre. Por, do të shohim. Nuk i dihet kurrë se çfarë ndodh në futboll’ ka thënë ndër të tjerash ish anëtari i Manchester United.

    Ronaldo aktualisht është 34 vjeçar, kurse Leo Messi do të mbush 32 këtë verë. Përkundër kësaj moshe, lojtarët nuk po tregojnë shenja se janë duke ngadalësuar.

    Kujtojmë se dyshja ishin më të mirët e xhiros së dytë në fazën e 1/16-ës së finales në Ligën e Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!