Ylli argjentinas, Lionel Messi vazhdon të mahnitë edhe në moshën 39-vjeçare. Ai ishte protagonist në fitoren 2-1 të Inter Miamit ndaj New England Revolutionit në MLS, me një gol që rikujtoi realizimet e tij spektakolare ndaj Real Madridit, shkruan Reporteri.net.
Messi fillimisht asistoi për Germane Berteramen në minutën e 69-të për golin e barazimit, ndërsa në minutën e 83-të mori përsipër gjithçka, dribloi tre kundërshtarë dhe realizoi për rezultatin 2-1.
Me këtë gol, ylli argjentinas arriti në kuotën e 937 realizimeve në karrierën profesionale.
Pas ndeshjes, i pyetur për këtë arritje, Messi u shpreh: “Uau, vërtet? Jo, nuk jam duke ndjekur asgjë. Gjithmonë them se nuk më interesojnë shumë këto rekorde. Dua vetëm t’i shijoj ndeshjet”.
OMG! MESSI! 😱
Leo dribbles past 3 defenders and scores to give @InterMiamiCF the lead! https://t.co/dqIq5O5xxJ
— Major League Soccer (@MLS) November 2, 2026