×
  • Sport
  • Sport

    Milani mposht Lazion, cili është vlerësimi për dy shqiptarët

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 8:44

    Falë penalltisë Milani arriti të fitojë 1-0 përballë Lazios së Strakoshës në ndeshjen e drejtpërdrejtë për fatet e kualifikimit sezonin e ardhshëm në Champions League.


    Megjithëse Strakosha ishte në ditët e tij më të mira duke shpëtuar disa herë skuadrën e tij nga pësimi i golit, vetëm në minutën e 79’ Franck Kessie arriti që ta mposhtë portierin shqiptar nga pika e bardhë.

    Ajo që vlen të theksojmë është episodi në minutën e 91’ të takimit ku Suso lëshoi një “predhë” në hyrje të zonës ndërsa përgjigja e Strakoshës ishte fenomenale duke ‘fluturuar’ në trekëndëshin e portës.

    Pas ndeshjes “Whoscored” publikoi vlerësimin e lojtarëve ku Strakosha mori notën 6.9, ndërsa Riza Durmisi që shkaktoi penalltinë mori notën e ulët 5.6.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!