×
  • Sport
  • Sport

    Milot Rashica krahasohet edhe me Mbappen me këtë statistikë

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 10:47

    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, do të ketë mundësi ta shfrytëzojë ndihmën e Milot Rashicës, që ka qenë në super formë këtë sezon, për ndeshjet e radhës.

    Tani që futbolli i klubeve është ndalur për disa ditë, gjatë kohës sa janë ndeshjet e ekipeve kombëtare, janë publikuar disa statistika të paraqitjeve të lojtarëve gjatë këtij sezoni.

    Ndër yjet e futbollit, si Kylian Mbappe, që paraqiten në këto lista është edhe kosovari Milot Rashica, i cili ka qenë në formë mbresëlënëse gjatë këtij sezoni me Werder Bremenin.

    Këtë sezon në Gjermani, Rashica i ka bërë 20 paraqitje, gjatë të cilave i ka shënuar tetë gola dhe e ka asistuar një tjetër. Në dy ndeshjet e fundit të Bundesligës, ai i ka shënuar tri gola.

    Scouted Football i ka publikuar një numër të listave të lojtarëve që kanë qenë vendimtar për ekipet e tyre këtë sezon, varësisht nga statistikat e whoscored dhe understatxg.

    Në këto statistika janë grumbulluar vetëm lojtarët nën moshën 23-vjeçare, të cilët kanë luajtur së paku 800 minuta në top pesë ligat e Evropës.

    Më së shumti goditje brenda 90 minutave:

    Më së shumti gola të shënuar pa penallti brenda 90 minutave:

    Kosova fillimisht do të përballet me Danimarkën në një ndeshje miqësorë, e cila do të zhvillohet më 21 mars. Pastaj, “Dardanët” do ta nisin rrugëtimin për në EURO 2020, me ndeshjen kundër Bullgarisë, më 25 mars. Që të dyja këto ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!