×
  • Sport
  • Sport

    Milot Rashica tregon se cila ishte ëndrra e tij e madhe

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 12:02

    Milot Rashica po kalon në formën e tij më të mirë si futbollist me skuadrën gjermane Werder Bremen.


    Milot Rashica ka shënuar plot 10 gola dhe ka dhuruar 3 asiste këtë sezon duke qenë kështu lojtari më i mirë jo vetëm tek Werder Bremeni por edhe tek Kombëtarja e Kosovës, shkruan Reporteri.net

    Së fundi, faqja zyrtare e Budesligas ka realizuar një intervistë me yllin vushtrrias i cili është padyshim senzacioni i Bundesligës në këtë sezon.

    Ai ka treguar se transferimi në Bundesligë është një ëndërr e bërë realitet për të.

    “Ishte një ëndërr, pasi kur ishim fëmijë ne gjithmonë e kemi shikuar Bundesligën në televizion. Unë jam i ndjeshëm, sepse gjithmonë dëshirojë të jap maksimumin nga vetja. Tashmë, njoh më mirë bashkëlojtarët, mënyrën se si ata luajnë, si punojnë, tani mendoj se kam bërë një hap të madh në karrierë. Unë dëshiroj të luajë këtu dhe të shënojë sa më shumë gola që është e mundur që të ndihmojë klubin të arrijë objektivat dhe të kam një karrierë të mirë”, ka thënë Rashica për faqen zyrtare të Bundesligas.

    Kujtojmë që Miloti është nominuar për herë të parë për lojtarin e muajit në Bundesligë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!