Barcelona raportohet se është duke tentuar të bindë Xavin që të mbetet si kryetrajner i ekipit.

Sezonin e kaluar, legjenda e klubit ndihmoi në garën për titull ani pse kishte shumë vështirësi financiare.

Mirëpo në pjesën e parë të këtij sezoni, Barça kaloi në formë të dobët dhe në janar Xavi kishte konfirmuar se në fund të sezonit do të jepte dorëheqje.

Reklamë

Që prej këtij komunikimi, forma e Barçës është ngritur dhe i është afruar Real Madridit në tabelë.

Tashmë nuk është sekret se kryesia e Barçës dëshiron që Xavi të mbetet në klub. Presidenti Joan Laporta dhe zëvendëspresidenti Rafa Yuste nuk do të dëshironin ndërrim të trajnerit.

Mirëpo edhe mungesa e kandidatëve ka nxitur klubin spanjoll që të nisë misionin për të bindur Xavin.