Saul ‘Canelo’ Alvarez ka treguar mbrëmë në duelin me Danny Jacobs disa lëvizje të jashtëzakonshme që ngjajnë me Muhammad Ali, apo ndoshta edhe me ‘Matrix’.


Në ‘T-Mobile Arena’, në Las Vegas, Alvarez arriti të triumfonte kundër Jacobs, falë vendimit unanim të gjyqtarëve.

Meksikani dominoi duelin duke e bërë Jacobs që të dal huq në disa prej tentimeve të tij, me një mbrojtje të jashtëzakonshme.

Reklamë

Gjuajtje e ‘Canelo’ ishin shumë të sakta, duke bërë që Danny të nevrikoset dhe të humb ritmin e duelit.

Ishte fundi i meçit ai që e gjeti boksierin amerikan paksa më të mirë, por që në fund nuk mjaftoi për të ndalur fitoren e Alavrez.

Reklamë

Rezultati i gjyqtarëve ishte 115-113, 115-113, dhe 116-112 në favor të Saul, për fitoren e dytë pas kontratës me ‘DAZN’.

Por, ishte një moment special gjatë këtij dueli që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe që po qarkullon në rrjetet sociale.

Një video ku Alvarez shihet duke iu shmangur goditjeve të Jacobs ka mahnitur të gjithë, pasi ajo ngjan me lëvizjet e legjendës Ali, apo ‘Matrix-it’.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell videon ku mund ta shihni atë për të cilën po flasin të gjithë adhuruesit e sporteve luftarake./Reporteri.net/

Reklamë