×
  • Sport
  • Sport

    Momenti kur mbrojtësi i Liverpoolit e goditi Messin në kokë

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 9:21

    Gjatë fillimit të ndeshjes së mbrëmshme mes Liverpoolit dhe Barcelonës, Andrew Robertson e kishte goditur në kokë Lionel Messin, pasi ku i fundit ishte rrëzuar nga një ndërhyrje.


    Para ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, Andrew Robertsoni i Liverpoolit e kishte përshkuar Lionel Messin e Barcelonës si futbollistin më të mirë në botë, transmeton Gazeta Express. Megjithatë, ai nuk e kishte qëllim të shfaqte nivel të tillë respekti edhe në fushë për 31-vjeçarin.

    Qysh në pesë minutat e parë të ndeshjes, Lionel Messi u rrëzua pas një ndërhyrjeje nga Fabinho, jashtë zonës së portierit të Liverpoolit. Përderisa Robertsoni po vraponte në fushë, ai e goditi Messin në kokë.

    Messi ishte aq i zemëruar me këtë veprim të Robertsonit saqë vrapo drejt tij dhe u përball me të. Pas kësaj, gjyqtari i thirri që të dy dhe u dha vërejtje të dyve.

    Liverpooli e siguroi finalen e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, pasi e mposhti Barcelonën në ndeshjen kthyese gjysmëfinale me rezultat 4:0 në “Anfield”. Skuadra e Jurgen Kloppit kishte pësuar disfatë 3:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, në “Camp Nou”.

    Pas disfatës në ndeshjen e parë, shumë tifozë kishin menduar se tashmë Liverpooli e kishte humbur një vend në finale të këtij sezoni, mirëpo golat nga Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum e përmbysën rezultatin e përgjithshëm dhe i lanë të tronditur lojtarët e Barcelonës.

    Barcelona konsiderohej favorite për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon, falë edhe Lionel Messit. Megjithatë, Liverpooli arriti t’i shënojë katër gola për të fituar me rezultat të përgjithshëm 4:3 dhe e siguroi vendin në finalen e këtij sezoni.

    Liverpooli do ta zbulojë kundërshtarin e finales sonte, pas përballjes mes Ajaxit dhe Tottenhamit në gjysmëfinalen tjetër. Ajaxi po fiton me rezultat 1:0 dhe ndeshjen e sotshme do ta zhvillojë në shtëpi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!