Prishtina dhe Llapi sot zhvilluan e xhiros së 31-të dhe njëkohësisht derbin e sezonit në Superligën e Kosovës.


Kryeqytetasit shënuan fitore minimale me rezultat 1-0 falë një goli në fund të ndeshjes nga Mërgim Pefqeli, shkruan Reporteri.net

Por, ndeshja humbi kuptimin në minutën e 34-të të ndeshjes kur futbollisti i Llapit, Valmir Veliu humbi ndjenjat pas një përplasjeje me futbollistin e Prishtinës.

Reklamë

Veliut për një moment iu kishte rrotulluar gjuha nga përplasja, por nga reagimi i shpejtë i lojtarëve në fushë dhe stafit mjekësor, kishin arritur që ta stabilizonin gjendjen e tij.

Bëhet e ditur se për momentin gjendja e futbollistit llapjan është stabile.

Ky rast ka shokuar të gjithë të pranishmit në stadium, madje lotët nuk i kanë shpëtuar as futbollistët.

Se rasti ishte tronditës e dëshmojnë edhe lotët e gjyqtarit të ndeshjes, Genc Nuza i cili nuk u përmbajt nga ky rast.

Reklamë

Prishtina tani ka 72 pikë në tabelë, dy pikë më pak se Feronikeli e cila sot mposhti bindshëm Dritën me rezultat 4-1./Reporteri.net/