Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim futbollistët e Kombëtares.

Osmani, ka dekoruar futbollistët e Kombëtares me Medaljen Presidenciale të Meritave, shkruan gazeta online Reporteri.net.

E para e shtetit u shpreh se kjo dekoratë vjen në emër të popullit të Kosovës për përfaqësimin e denjë.

Reklamë

“Pavarësisht rezultatit, krenaria që ia keni dhënë vendit tonë është e pamatshme, me fjalë me secilën dekoratë apo nderim dhe jam e bindur se ky është vetëm fillimi dhe suksese shumë më të mëdha po na presin. Keni qenë befasia më e bukur e këtyre kualifikimeve”, tha Osmani ndër të tjera.

E kapiteni i Kosovës, Vedat Muriqi, gjatë dekorimit nga presidentja Osmani tha se eliminimi nga kualifikueset e Botës është një realitet i hidhur, pasi që sipas tij Kosova nuk e ka merituar humbjen ndaj Turqisë.

Sulmuesi 31-vjeçar tha se nuk e kishte menduar humbjen.

“Ne e kemi ditur edhe para ndeshjes se është dëshirë e madhe për të gjithë popullin, për të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës për kualifikim por nuk ndodhi. Me iu tregu të drejtën, personalisht nuk e kam menduar se do të eliminoheshim, unë as biletën kthyese nuk e kam. Ka qenë një goditje e rëndë për ne edhe pse besoj se nuk e kemi merituar humbjen, kemi bërë çmos për të fituar, por ky është një realit”, ka thënë Muriqi./Reporteri.net.