Napoli e ka mposhtur 4-1 Interin në “San Paolo”, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 37 në Serie A.


Pas 16 minutash lojë, Piotr Zielinski shënoi për epërsinë 1-0 të vendasve me të cilin skuadran shkuan në pushim.

Në 45 minutat e dytë vendasit shpërthyen pasi shënuan edhe tre gola, kurse mysafirët veç një.

Reklamë

Dries Mertens, shënoi për 2-0 në minutën e 60’, kurse Fabian Ruiz në minutat 71’ dhe 78’  për 4-0.

Mysafirët nëntë minuta pa përfunduar loja shënuan golin e nderit përmes sulmuesit Mauro Icardi, nga penalltia.

Interi pas kësaj disfate rrezikon seriozisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Ata ndodhen në pozitën e katërt me 66 pikë dhe u duhet patjetër fitorja në ndeshjen e fundit për të siguruar Ligën e Kampionëve. /Reporteri.net/.