×
  • Sport
  • Sport

    NBA: Curry shkruan historinë në fitoren e parë të fazës Play-off

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 13:55

    Steph Curry ka shkëlqyer në fitoren e parë të Golden State Warriors ndaj LA Clippers në fazën e Play-Off.


    Steph shënoi plot 38 pikë, 7 asiste dhe 15 kërcime duke u bërë kështu edhe lojtari që ka shënuar më së shumti tre pikësh në historinë e Play-off dhe duke lënë pas kështu Ray Allen, shkruan Reporteri.net

    Curry u ndihmua nga Kevin Durant i cili pati 23 pikë, 3 asiste dhe 4 kërcime.

    Duhet cekur që mbrëmë janë luajtur edhe disa ndeshje tjera ku u shënuan këto rezultate:

    Toronto Raptors – Orlando Magic 101 : 104

    Denver Nuggets – San Antonio Spurs 96 : 101

    Philadelphia 76ers – Brooklyn Nets 102 : 111

    Padyshim që ishte kjo nisje e play-off me befasi të mëdha pasi që favoritët si Raptors, 76ers pësuan humbje./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!