×
  • Sport
  • Sport

    Ndeshja Kosovë-Bullgari, mbi 11 mijë bileta shiten brenda dy orëve

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 21:15

    11 mijë bileta janë shitur brenda dy orëve për ndeshjen Kosovë-Bullgari e vlefshme për ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020”.


    Bileta në lindje janë shitur të gjitha, ndërsa kanë mbetur pak pas porte dhe në sektoret e shtrenjta VIP.

    Duke ditur se deri në ditën e ndeshjes ka mbi dy javë, pritet që stadiumi ‘Fadil Vokrri’ të jetë i stërmbushur.

    Federata e Futbollit të Kosovës përmes platformës së shitjes së biletave online ka vazhduar edhe për dy ndeshjet me Danimarkën (miqësore) dhe Bullgarinë e vlefshme për kualifikimet për Euro 2020.

    Procesi i shitjes së biletave për dy ndeshjet është ndarë me qëllim që të shmanget mbingarkesa dhe rënia e sistemit e platformës te ‘Tiks.app’.

    Trendi i shitjes për ndeshjen me Danimkarkën edhe pse miqësore ka ecur shumë mirë, po ajo që ka befasuar tej mase është ndeshja me Bullgarinë. / Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!