×
  • Sport
  • Sport

    Ndodhë çudia në Anfield: Gjunjëzohet Messi, Liverpool në finale

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 23:08

    Liverpooli ka arritur ta përmbysë Barcelonën me rezultat të përgjithshëm 4 – 3 falë një paraqitje spektakolare.


    Të kuqtë e filluan takimin për mrekulli me anë të Divock Origit i cili shënoi në minutën e 7-të.

    Me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë, deri sa në pjesën e dytë Klopp u detyrua ta inkuadroj Wijnaldum në vend të Robertson i cili u lëndua.

    Ishte pikërisht Wijnaldum i cili me një dygolësh të shpejt barazoi gjithçka. Ai shënoi në minutën e 54-të dhe 56-të.

    Për përmbysjen finale u përkujdes përsëri belgu, Divock Origi i cili mori një asistim fantastik nga Arnold i cili shfrytëzoi hutinë në mbrojtje kur po ekzekutonte një rivënie nga këndi.

    Liverpooli tani në finale pret fituesin e ndeshjes Ajax (1:0) Tottenham Hotspur.

    Kujtojmë që për Liverpoolin është kjo finalja e dytë radhazi në finalen e Ligës së Kampionëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!