×
  • Sport
  • Sport

    Ndodhi e papritura në “Old Trafford”, United i servon “ferrin” Barçës

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 8:55

    Manchester United dhe Barcelona do të përballen sot në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

    Skuadra angleze pritej t’i ketë me vete rreth 4,610 tifozë në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e dytë që zhvillohet më 16 prill, por katalonasit e rritën çmimin në arysen se ishin duke i dërguar për një projekt bamirës.

    Kjo gjë ka acaruar drejtusit e Manchester United, duke i rritur edhe ata çmimin e biletave për ndeshjen e parë në ‘Old Trafford’.

    Tifozët e Barcelonës kanë refuzuar t’i paguajnë 105 euro për biletë, duke thënë se çmimi i tyre është tejet i lartë, gjersa në stadium do të jenë vetëm 2 mijë prezent.

    Kështu, skuadra katalonase do të ketë një numër tejet të vogël në dispozicion për ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net nga Manchester Evening News.

    Ndeshja në mes të Manchester United dhe Barcelonës, do të fillojë në orën 21:00, e që do të zhvillohet në ‘Old Trafford’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!