Në Itali janë të sigurtë: Mauro Icardi drejt transferimit tek gjiganti spanjoll

Mauro Icardi është gjithnjë e më larg Interit, kjo duke marrur parasysh problemet e fundit në kampin zikaltër.

Sipas asaj çka raportohet në mediat italiane sot, Real Madridi i ka ofruar pagë 10 milionë euro në sezonë, ofertë kjo e cila e kalon atë që Napoli i ka ofruar argjentinasit, shkruan Reporteri.net

Real Madridi ka pasur kontakte me përfaqësuesit e Icardit dhe janë të gatshëm ta përmirësojnë ofertën që Napoli veçse i ka ofruar, 9 milionë euro në sezonë.

Menjëherë pas zyrtarizimit të Zidane si trajner i Real Madridit, klubi ka pasur kontakte me Wanda Nara, gruan dhe menagjerën e argjentinasit, kësaj radhë “shumë më serioze” sesa në të kaluarën.

Kujtojmë që Icardi është jashtë klubit tash e një muaj./Reporteri.net/