Newcastle United raportohet se ka ngjallur interesimin për transferimin e portierit anglez, Aaron Ramsdale gjatë verës.

Newcastle kishte bërë përpjekje të transferonte Ramsdale gjatë janarit pas lëndimit të Nick Pope, por edhe pse ai ishte i interesuar për transferim, mbeti te klubi londinez.

Ai nuk ka gjetur veten te formacioni i Mikel Artetas dhe ka humbur vendin si portier startues.

Reklamë

Spanjolli David Raya është i huazuar nga Brentfordi, por Arsenali pritet ta blejë atë gjatë verës.

Si rezultat, Ramsdale pritet të largohet dhe sipas Daily Mail, anglezi tashmë është duke shqyrtuar opsionet.