Futbollistët e FC KEK-ut kanë marrë rrugë drejt Gjilanit për tu zhvilluar ndeshjen e javës së 23-të me kundërshtarin që ka të njejtin emër.
Por, diçka jo e zakonshme ka ndodhur para se skuadra të merrte rrugën drejt Gjilanit. Futbollistët janë befasuar kur kanë parë teksa timonin e autobusit po e drejtonte një femër, raporton ekskluzivisht Gazetasheshi.com.
Reagimet e futbollistëve ishin nga më të ndryshmet, por ata tashmë ishin në duar të sigurta dhe udhëtimi drejt Gjilanit nga një femër mund t’u sjell fat atyre.