×
  • Sport
  • Sport

    Një stërvitje e shkuar keq, Kosova i del “kapuç me mëngë” Danimarkës

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 20:54

    Kosova ka bërë një “stërvitje” të mirë në miqësoren ndaj Danimarkës pasi ka marrë në barazim 2-2 edhe pse ishte duke fituar deri në minutën e fundit të takimit.


    Djelmoshat e trajnerit Bernard Challandes u “stërvitën” me danezët në të dyja pjesët, duke ju treguar edhe pse një kombëtare e re në moshë nuk ka hajgare me ta.

    Mbrojtësi Amir Rrahmani pas 41 minutash lojë ndezi tifozët shumtë kur shënoi me kokë për 1-0, pasi një harkimi të bërë nga mesfushori Bersant Halimi, me të cilin rezultat shkuan në pushim.

    Kosova nuk e nisi mire pjesën e dytë pasi danezët arritën të barazojnë shifrat në 1-1 përmes një penaltie të cilën në gol e shndërroi ylli i kësaj përfaqësuese, Christian Eriksen në minutën e 66-të.

    Por ky gëzim i mysafirëve zgjati pak, pasi vetëm pas dy minutash “stërvitje” Kosova riktheu epërsinë përmes golit të shënuar nga sulmuesi Bersant Celina në minutën e 68-të.
    Por fatkeqësisht nuk arritën ta mbrojnë këtë rezultat dhe ta fitojnë ndeshjen pasi danezët barazuan rezultatin në minutat shtesë (91) përmes Hobjergut.

    Megjithatë duhet thënë se trajneri i danezëve Age Hareide do rikthehet kokëulur pasi “stërvitja” nuk i shkoi mbarë siç ka menduar. /Reporteri.net/.

    https://www.youtube.com/watch?v=VYv3hisTmxE

    https://www.youtube.com/watch?v=83bI1sULbwc

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!