Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj do të ketë mundësinë të shkruajë historinë, pasi është konfirmuar si sfidues për titullin e botës në boksin profesionist.

Hadribeaj do të përballet më 17 tetor me Sebastian Fundorën për brezin e kategorisë “WBC Super Welterweight”.

Fundora është kampioni aktual i kësaj kategorie, ndërsa boksieri shqiptar do të hyjë në ring si sfiduesi i detyrueshëm.

Reklamë

Bëhet fjalë për një nga titujt më prestigjiozë në boksin profesionist, pasi WBC është një prej katër organizatave kryesore botërore të këtij sporti.

Përballjet për titujt e këtyre organizatave konsiderohen luftëra zyrtare për titullin e botës.

Hadribeaj, i lindur në Tiranë dhe i vendosur prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndërtuar një rekord mbresëlënës në karrierën profesionale.

32-vjeçari ka zhvilluar 23 meçe dhe i ka fituar të gjitha, pa pësuar asnjë humbje deri më tani.

Reklamë