×
  • Sport
  • Sport

    “Njerëzit po më kërcënojnë në shtëpinë time”

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 15:50

    Nelson, personi të cilin Neymar e grushtoi pas ndeshjes finale të Kupës së Francës, e ka thyer heshtjen dhe ka folur për incidentin, duke treguar se nëpër çfarë ka kaluar që prej atij momenti.


    Nelson kishte bërë komente fyese ndaj futbollistëve të Paris Saint-Germainit derisa ata po ngjiteshin shkalleve të stadiumit për t’i marrë medaljet e finalistit, por Neymar e humbi toruan dhe e goditi atë me grusht.

    Në një intervistë për gazetën franceze L’Equipe, Nelson ka treguar çfarë ka ndodhur gjatë dhe pas incidentit.

    Përse vendose të flasësh?

    Për t’iu përgjigjur njerëzve që më akuzuan se kam dashur të fitoj para nga ky incident. Unë nuk e kam kërkuar asnjë qindarkë. Nëse do të doja të bëja para nga kjo, do të bëja ankesë në gjykatë, por s’e kam bërë.

    A ka pasur reagime të dhunshme ndaj jush?

    Mediat e dënuan reagimin e Neymarit, jo fjalët e mia, por sot unë jetoj nën kërcënim. Disa njerëz madje tentojnë të më tregojnë se kam bërë komente raciste.

    A të kanë kërcënuar në shtëpi?

    Njerëzit e kanë shpërndarë adresën time në rrjetet sociale, gjë që po i tejkalon kufijtë. Jam person që e jeton jetën dhe i pëlqen të dal të argëtohet, por nuk kam mundur të dal nga shtëpia për një javë. Të enjten, katër njerëz kaluan pranë meje dhe më thanë: “herën tjetër që e prek Neymarin, do ta shohësh çfarë do të të bëjmë ty”.

    A jeni penduar?

    Natyrisht se pendohem për atë që e kam thënë, ama fjalët e mia nuk ishin provokim. Tifozët qeshin, argëtohen, kështu ndodhin gjërat. Pendohem për fjalët e mia, ama Neymari nuk është dashur të reagonte ashtu.

    Çfarë kërkon nga Neymari?

    Thjesht dua ta takoj dhe t’i rregulloj gjërat me të, t’i kërkoj falje dhe t’i shtrij dorën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!