×
  • Sport
  • Sport

    Njeriu më i pasur në Angli dëshiron të blejë klubin e Chelseas

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 16:20

    Njeriu më i pasur britanez, Sir Jim Ratcliffe është ende i interesuar ta blejë skuadrën e Chelseas por oferta e tij është shumë më e ultë nga sa kërkon pronari i klubit, Roman Abramovich.

    Ratcliffe, i cili ka pasuri 21 miliardë funte, do të bëhet pronar i gjigantëve të çiklizmit Team Sky, dhe do t’i riemërojë ata në Team Ineos, por do të dëshironte të shtonte edhe Chelsean në biznesin e tij, shkruan Reporteri.net

    Abramovich nuk e kishte marrë kurrë seriozisht ofertën e britanezit pasi që shifrat që ofronte ai ishin shumë të ulta në krahasim me 2.1 miliardë funte sa Abramovich e vlerëon Chelsean.

    Sidoqoftë, Chelsea insistojnë se klubi nuk është në shitje./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!