Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Suedisë në miqësoren e zhvilluar në Stokholm, duke mbyllur me humbje ndeshjet përgatitore para Kampionatit Evropian që nis gjatë verës.

Golin e vetëm në këtë takim e ka realizuar Gustav Nilsson në minutën e 62.

Shqipëria tre ditë më herët pësoi humbje nga Kili me rezultat 3 me 0.

Reklamë

Para se të nisë Evropiani, Shqipëria do të zhvillojë edhe dy miqësore të tjera kundër Lihtenshtajnit dhe Azerbajxhanit.