×
  • Sport
  • Sport

    Pak orë para ndeshjes, Kombëtaren e Kosovës e viziton një person i veçantë

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 17:06

    Kosova sot e zhvillon ndeshjen e parë për vitin 2019.

    Futbollistët e Bernard Challandes përballë do ta kenë ish-kampionin e Evropës, Danimarkën, me ndeshjen e cila zhvillohet nga ora 19:00.

    Katër ditë më pas, ‘Dardanët’ luajnë sfidën e parë për kualifikimet e Euro 2020 ndaj Bullgarisë. Të dyja ndeshjet zhvillohen në stadiumin mitik ‘Fadil Vokrri’.

    E pak orë para ndeshjes me danezët yjet e Kosovës i vizitoi këngëtari i mirënjohur Ledri Vula.

    Këtë e ka bërë publike me anë të një postimi në InstaStory mesfushori Herolind Shala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!