×
  • Sport
  • Sport

    Panucci sjell befasi në listën e Shqipërisë

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 13:12

    Christian Panucci ka publikuar mëngjesin e sotëm listën me emrat e futbollistëve që do të grumbullojë për dy sfidat eliminatore të Europianit 2020, që startojnë fundjavën e ardhshme.

    Tekniku i kuqezinjve ka zgjedhur të marrë 24 futbollistë, teksa nuk mungojnë as surprizat në listë, si grumbullimi i Kristi Qoses, rikthimi i Alijit dhe Ajetit, por edhe lënia jashtë e Lenjanit dhe Llullakut.

    Kombëtarja shqiptare do të grumbullohet ditën e diel, ndërsa ndeshja e parë do të jetë më 22 Mars në “Loro Boriçi” përballë Turqisë dhe tjetra më 25 mars ndaj Andorrës në transfertë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!