×
  • Sport
  • Sport

    “Para Lionel Messit, ishte Frank Lampard”

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 14:25

    Goli i mrekullueshëm i Lionel Messit në ndeshjen kundër Real Betisit, në xhiron e fundit të La Ligës, dukej se ishte lloji i golit që vetëm argjentinasi mund ta shënonte.

    Goditja e tij ishte aq e mirë saqë edhe vetë portieri kundërshtar, Pau Lopez, duket e pranoi që nuk mund të kishte bërë asgjë më shumë sesa ta shikonte topin teksa shkonte në këndin e lartë të portës.

    Por, tani është zbuluar kjo goditje nuk është unike për Messin dhe të tjerë futbollistë e kishin bërë atë më parë.

    Chelsea e shfrytëzoi këtë mundësi për të treguar se Frank Lampard e kishte shënuar një gol pothuajse identik me atë të Messit në vitin 2008, në ndeshjen kundër Hull Cityt në Premierligë.

    Topi kishte shkuar te këmbët e anglezit në një pozitë të ngjashme me Messin dhe ai kishte arritur ta kontrollonte atë me këmbën e tij të majtë. Edhe pse kjo është këmba e tij më e dobët, Lampard e goditi topin në mënyrë delikate mbi portierin Boaz Myhill.

    Chelsea e publikoi videon e këtij goli në llogarinë e tyre në rrjetet sociale me mbishkrimin “Para Lionel Messit, ishte Frank Lampard!”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!