×
  • Sport
  • Sport

    Pasi u përgjak në fushë, Valverde tregon gjendjen e Messit

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 8:26

    Fitorja minimale 1:0 në Old Trafford është rezultat i mirë për Barcelonës, mirëpo Lionel Messi pësoi në një duel me mbrojtësin e Manchester Unitedit, Chris Smallingun.


    Qendërmbrojtësi i “Djajve të kuq”, Chris Smalling, ishte treguar optimist para ndeshjes për përballjen me pesë-herë fituesin e Topit të Artë, Lionel Messi, duke thënë: “Ma sillni atë këtu”, transmeton Gazeta Express.

    Gjatë ndeshjes, e cila përfundoi me rezultat 1:0 për katalonasit, Smallingu e dëshmoi se me të vërtetë e kishte ndërmend ta ndalte argjentinasin, në çfarëdo mënyrë. Ai e gjakosi Messin në pjesën e parë.

    Përveç që në fushë ishte e qartë se po i rridhte gjaku nga fytyra, Messi e pësoi një blanë, e cila po i shqetëson katalonasit. Trajneri Ernesto Valverde e pranoi se ende nuk e di shkallën e problemit, mirëpo gjithçka do të mësohet sot.

    “Messi nuk po ndihej rehat pas goditjes. Ne duhet ta ekzaminojnë atë nesër për ta parë se si është. Ai u tregua të fortë, por e ka një blanë të vërejtshme”.

    Barcelona e mori këtë rezultat të mirë në “Old Trafford” përkundër paraqitjes jobindëse, pasi që “Djajtë e kuq” nuk u treguan aspak të saktë në fazën e sulmit. Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 16 prill në Camp Nou

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!