Bamirësi Halil Kastrati, ka dhënë një lajm të mirë përmes rrjeteve sociale.


Ai tha se Kombëtarja e Kosovës dhe i gjithë stafi i saj, dhuruan 25 mijë euro në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.

Nga ky donacion, një familje do të bëhet me shtëpi të re dhe do të dhurohet një iftar në kuzhinën e tyre.

Reklamë

Më poshtë statusi i tij i plotë:

Lajm i madh

Kombëtarja e Kosovës dhe i gjithë Stafi i saj dhuruan 25 mije euro ne shoqatën tone

Nga ky donacion do te behet një familje me shtëpi te re si dhe do te dhurohet një Iftar ne kuzhinën tone

Faleminderit te gjithë lojtareve dhe Stafit te Kombëtares sonë
Suksese dhe Zoti ju shpërbleftë.

Reklamë

/Reporteri.net/.