×
  • Sport
  • Sport

    Policëve iu vodhën armët deri sa po shikonin ndeshjet e Championsit

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 15:33

    Vendimi për t’i shikuar Cristiano Ronaldon e Lionel Messin në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve në televizion rezultoi të ketë qenë i gabuar për disa policë nga Kenia, të cilëve ua vodhën armët disa hajna, në stacionin policor.


    Incidenti ndodhi mbrëmjen e së martës. Disa policë e kishim mbyllur stacionin policor në Kamorwon, në pjesën veriore të Kenisë, dhe dolën ta kërkojnë një televizion, raporton Reuters.

    Përderisa ata po i shikonin dy ndeshje – Manchester Unitedin kundër Barcelonës dhe Juventusin kundër Ajaxit – në një televizion në një qendër tregtare, hajnat hynë në stacion policor, nga ku i morën tri armë dhe disa gjëra të tilla.

    Kur e kuptuan çfarë kishte ndodhur, zyrtarët policorë tentuan t’i gjejnë grabitësit dhe t’i kthejnë armët e vjedhura, mirëpo ky tentim nuk pati sukses.

    Ende nuk dihet nëse ata u ndëshkuan për këtë që ndodhi.

    Futbolli evropian, veçanërisht Premierliga e Anglisë, është shumë e famshme në Keni dhe në vendet e tjera afrikane.

    Atë natë, Juventusi u trondit nga Ajaxi dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve, ndërsa Barcelona arriti ta mposhtë lehtësisht Manchester Unitedin dhe e siguroi një vend në kuadër të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!