×
  • Sport
  • Sport

    Premtimi 1 milionësh i Veselit për lojtarët e Kombëtares, flet trajneri Challandes

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 16:56

    Kryeparlamentari, Kadri Veseli, gjatë një takimi që zhvilloi së fundmi me përfaqësuesen e Kosovës në futboll premtoi 1 milion euro për lojtarët, në rast të kualifikimit në Euro 2020.


    Për këtë çështje u pyet trajneri Bernard Challandes në konferencën që e zhvilloi sot para ndeshjes miqësore me Danimarkën.

    “Unë nuk flas për para apo politikë. Ne kemi mbështetjen e gjithë popullit, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar, për neve është normale, kemi organizim të mire”, tha Challandes, raporton Reporteri.net.

    Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, kur Kosova kishte mbyllur e para Grupin 3 në kategorinë D të Ligës së Kombeve, Qeveria e Kosovës kishte ndarë 500 mijë euro për përfaqësuesen e Kosovës në futboll. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!