×
  • Sport
  • Sport

    Prishtina fiton dhe merr kreun, Llapi ngrihet në pozitën e dytë

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 17:01

    Sot u zhvilluan dy ndeshjet në kuadër të xhiros së 28-të të IPKO Superligës së Kosovës. Rezultatet e këtyre dy ndeshjeve sollën ndryshime të rëndësishme në tabelën e ligës kosovare.


    Gjilani 0:1 Prishtina

    Prishtinës i mjaftoi goli i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes në stadiumin e qytetit të Gjilanit për ta marrë kreun e Superligës së Kosovës, të paktën deri në ndeshjen e nesërme mes Feronikelit dhe KEK-ut.

    Për momentin, Prishtina radhitet në pozitën e parë, me dy pikë më shumë se Llapi në vend të dytë. Feronikeli bie në pozitën e tretë me tri pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar se kryeqytetasit

    Prishtina i pati rastet më të mira në këtë ndeshje, mirëpo ata nuk arritën të tregohen të saktë para portës në asnjërën prej rasteve të shumta deri afër fundit të ndeshjes, kur Mërgim Pefqeli arriti t’ia sigurojë skuadrës së tij këto tri pikë tejet të rëndësishme.

    Drenica 0:2 Llapi

    Fitore si mysafir siguroi edhe Llapi në ndeshjen kundër Drenicës, e cila u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skënderaj. Golin e parë e shënoi Mentor Zhdrella në minutën e 50-të, nga gjuajtja e lirë. Ndërsa, disa momente para fundit, golin e dytë të ndeshjes e shënoi Ahmed Januzi.

    Edhe për Llapin këto tri pikë janë shumë të rëndësishme, pasi që u ngrit në pozitën e dytë në tabelën e Superligës së Kosovës dhe mund ta mbajë këtë pozitë deri në xhiron tjetër varësisht nga rezultati në ndeshjen e nesërme të Feronikelit.

    Tabela e IPKO Superligës së Kosovës pas këtyre dy ndeshjeve:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!