Paris Saint-Germaini ka shënuar një fitore bindëse në udhëtim ndaj Le Havres, duke triumfuar me rezultatin 5:1 në kuadër të xhiros së nëntë të Ligue 1.

Ndonëse vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Josh Majas në minutën e 18-të, PSG-ja reagoi shpejt dhe përmbysi rezultatin brenda dy minutash.

Fillimisht, Mika Godts barazoi shifrat në minutën e 26-të, pas asistimit të Achraf Hakimit, ndërsa vetëm dy minuta më vonë mbrojtësi maroken realizoi për 2:1, pas një asistimi nga Senny Mayulu.

Reklamë

Në pjesën e dytë, Hakimi vazhdoi spektaklin personal. Ai shënoi edhe në minutat 55 dhe 69, duke kompletuar het-trikun, ndërsa në minutën e 62-të në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Senny Mayulu.

Kështu, Hakimi e mbylli ndeshjen me tri gola dhe dy asistime, duke qenë protagonist absolut i fitores së parisienëve.

Me këtë triumf, PSG-ja shkon në kuotën e 20 pikëve dhe vazhdon të kryesojë në Ligue 1, katër pikë më shumë se Rennes. Në anën tjetër, Le Havre mbetet në pozitën e fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara.