Paris Saint-Germain është shpallur fitues i çmimit “Klubi i Vitit” në futbollin e meshkujve në ceremoninë e Topit të Artë 2026.

Klubi francez e fiton këtë çmim për të dytin vit radhazi, duke vazhduar të vlerësohet për sukseset e arritura në futbollin evropian.

PSG është kampion në fuqi i Ligës së Kampionëve dhe, sipas njoftimit, e ka fituar trofeun më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube në dy edicionet e fundit.

Reklamë

Ky vlerësim në ceremoninë e Topit të Artë konfirmon pozitën e klubit parisien mes skuadrave më të suksesshme të futbollit të meshkujve.

Pos Ligës së Kampionëve, sezonin e kaluar Parisi e fitoi edhe Ligue 1, së bashku me Superkupën e Evropës.

Ousmane Dembele e pranoi çmimin në vend të PSG-së.