Paris Saint Germaini e ka mposhtur 3:0 Chelsean edhe në “Stamford Bridge”, pas fitores 5:2 në “Parkun e Princave”.

Me fitoren e sontme dhe me rezultatin e përgjithshëm 8:2, PSG ka avancuar në çerekfinale të garës elitare për klube të futbollit.

Golat u shënuan nga  Khvicha Kvaratsklhelia në minutën e gjashtë, Bradley Barcola në minutën e 14-të dhe Senny Mayulu në minutën e 62-të.

Reklamë

Achraf Hakimi asistoi në dy golat e fundit të PSG-së./Reporteri.net