×
  • Sport
  • Sport

    Publikohet lista e lojtarëve turq që do të luajnë kundër Shqipërisë në kualifikime

    Reporteri
    15 Mars 2019 | 17:11

    Trajneri i Turqisë, Senol Gunes ka publikuar listën e 28 lojtarëve që ka grumbulluar për fillimin e kualifikueseve të Euro 2020.


    Ndeshja e tyre e parë do jetë pikërisht ndaj Shqipërisë, më 22 mars në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa më pas do presin Moldavinë në shtëpi.

    Në listë bien në sy shumë lojtarë të rinj nga liga vendase e Turqisë, ndërkohë që janë rikthyer në skuadër Emre Belozoglu (38 vjeç) dhe Burak Yilmaz, të cilët nuk ishin ftuar në kombëtare prej një viti.

    Bie në sy fakti se reparti i mesfushës është më i mbipopulluari me 14 lojtarë, ndërsa sulmues të mirëfilltë janë vetëm dy, ndërsa katër portierë do jenë të gatshëm për trajnerin Gunes.

    Ndërkohë ndeshjen e dytë turqit e zhvillojnë tri ditë më vonë në Stamboll përballë Moldavisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!