×
  • Sport
  • Sport

    Qesharake: Tifozët e Huddersfield mendojnë se Kosova është klub

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 18:23

    Talenti kosovar, Florent Hadërgjonaj që luan te klubi anglez i Huddersfieldit sot konfirmoi se do t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e muajit qershor.


    Ky lajm nuk ka bërë bujë veç në Kosovë, por edhe në Angli.

    Por çuditërisht tifozë të caktuar të Huddersfieldit duke komentuar në rrjetet sociale lajmin në fjalë kanë dalë tejet qesharak duke menduar se lojtari i tyre është transferuar tek ndonjë klub, shkruan Reporteri.net.

    Pra ka edhe të atillë që mendojnë se Kosova është një klub e jo përfaqësuese.

    Kujtojmë se Hadërgjonaj nga viti 2017 vazhdon të shkëlqejë në Premier Ligë, derisa pritet të jetë armë e fortë për selektorin Challandes në krahun e djathtë të mbrojtjes.

    Ai do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet si mysafir, atë ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!