Trajneri Italian, Claudio Ranieri e ka nisur mbarë aventurën me Romën pasi skuadra e tij ka fituar me rezultat 2-1.


Vetëm pas nëntë minutash lojë sulmuesi Stephen El Shaarawy, i dha skuadrës romake epërsinë. Por mysafirët u rikthyen në lojë falë autogolit të mbrojtësit Juan Jesus.

Rezultati final të kësaj ndeshje e vulosi Patrik Schick në minutën e 33-të, pasi më asnjëra skuadër nuk arriti të shënoi, transmeton Rerporteri.net.

Reklamë

Vlen të ceket se Roma nga minuta e 80-të mbeti me një lojtar më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua Alessandro Florenzi dhe Empolit iu anulua një gol nga VAR-i.

Roma pas kësaj fitoreje grumbullon 47 pikë, dhe është vetëm tri pikë larg Interit që renditet në vendin e katërt. /Reporteri.net/