×
  • Sport
  • Sport

    Rashica: Do ta jap maksimumin në ndeshjen e Kosovës me Danimarkën

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 18:28

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës.


    Në konferencën për media që u mbajt më pas, futbollisti i Kosovës, Milot Rashica është shprehur se do të bëjë maksimumin në ndeshjen që përfaqësuesja e Kosovës pritet ta zhvillojë të enjten me Danimarkën.

    Rashica këtë ndeshje e vlerësoi si shumë të rëndësishme për “Dardanët”ngase sipas tij kjo do të jetë dëshmi se ku qëndrojnë ata në raport me kombëtaret e mëdha.

    Rashica shtoi se nuk ka rëndësi pozita në fushë për të, pasi është i gatshëm të luajë kudo që e cakton Bernard Challandes, shkruan Reporteri.net

    Ndryshe për të përcjellët stërvitjet e djalit të tij para ndeshjes me Danimarkën,i pranishëm ishte edhe babai i tij. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!