Anëtari i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica vazhdon të tregoj se çfarë sezoni spektakular po kalon.


Ylli i Werder Bremen ka qenë pikë kyçe e ekipit në fazën e dytë të sezonit.22-vjeçari edhe sot, në ndeshjen ndaj Hoffenheim, u tregua i jashtëzakonshëm.

Rashica dha një krosim perfekt për Johannes Eggestein (39’), i cili me kokë shënoi për epërsinë e mysafirëve.

Reklamë

Ish-futbollisti i Vushtrrisë ka realizuar tetë gola deri tani në kampionat, duke dhuruar edhe 4 asiste për bashkëlojtarët.Werderi ka pak shpresa që sezonin tjetër të luajë në Evropë./Reporteri.net/