×
  • Sport
  • Sport

    Real Madridi të nënshkruaj kontratë miliardëshe me Adidas

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 11:14

    Adidasi dhe Real Madridi kanë arritu marrëveshje për të nënshkruar një kontratë 1.6 miliardë euro e cila do të gjejë gjigantët gjerman të prodhojnë bluzat e Real Madridit për 12 vitet e ardhshme.


    Kontrata do të nënshkruhet në fund të sezonit, në një marrëveshje e cila sheh Real Madridin të fitoj 120 milionë euro për sezon, shkruan Reporteri.net

    Sipas marrëveshjes, Madridi do të përfitoj 20 % nga shitja e produkteve të tyre, gjithashtu edhe 9 milionë euro material për të gjitha ekipet e klubit.

    Adidasi do të ketë hapsirën e vet në ‘Santiago Bernabeun’ e ri, me dyçanin që pritet të jetë brendi më i madh në botë.

    Në portofolin e tyre, Adidasi do të ketë Bayern Munich, Manchester United dhe Arsenalin në vitin e ardhshëm, kurse konkurrentët e Nike do të kenë Barcelonën, PSG-në, Chelsean, Tottenham Hotspur dhe Atletico Madridin.

    Ndërkohë, Puma, një tjetër kompani gjermane, do ta ketë Manchester Cityn, Valencian, Milanin, Borussia Dortmundin dhe Palmeiras./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!