×
  • Sport
  • Sport

    Reali dhe Bayerni rivalizojnë klubet e Premier Ligës për adoleshentin e Leedsit

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 15:38

    Real Madridi dhe Bayern Munichu raportohet se janë duke rivalizuar klubet e Premier Ligës për transferimin e adoleshentit të Leeds Unitedit, Archie Gray.

    18-vjeçari është pjesë e Leedsit që prej moshë 8-vjeçare dhe ka kaluar nëpër krejt grupmoshat e klubit teksa në gushtin e vitit 2023 ka debutuar me ekipin e parë.

    Gray është paraqitur në 43 ndeshje, duke realizuar një gol dhe dy asistime.

    Gray cilësohet si lojtar me të ardhme të ndritur dhe për këtë shkak klubet si Liverpooli, Manchester City dhe Newcastle United besohet se kanë shprehur interesim për të.

    Mirëpo sipas HITC, Bayerni dhe Reali gjithashtu kanë shprehur interesim dhe gjatë verës mund të bëjnë ofertë për të.

    Dy gjigantët evropianë e kanë përcjellë Gray në ndeshjen kundër Hull Cityt të hënën në fitoren 3 me 1 të Leedsit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!