Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën midis “Camp Nou”, me rezultat 2-1, shkruan Reporteri.net.
Hero i madrilenëve në këtë takim ishte francezi Kilian Mbappe i cili shënoi dy golat.
Një e realizoi në pjesën e parë, kurse të dytin në fundin e ndeshjes për t’ia siguruar tri pikë skuadrës madrilene.
Kurse të vetmin për ekipin vendas e realizoi braziliani, Raphinha.
Me këtë fitore, Real Madridi shkon në kuotën e 24 pikëve në pozitën e tretë.
Kurse Barcelona mbetet lider i La Ligas me 27 pikë.