×
  • Sport
  • Sport

    Reali e sheh Barellan si pasardhës të Modriqit

    Reporteri
    05 Mars 2024 | 11:42

    Real Madridi raportohet se e ka identifikuar mesfushorin italian të Interit, Nicolo Barellan si pasardhës të mundshëm të Luka Modriqit.

    38-vjeçari kroat ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij teksa në fund të këtij sezoni i skadon kontrata, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Në 12 vjetët e qëndrimit të tij në Madrid, Modriqi ka realizuar 38 gola dhe 83 asistime në 518 paraqitje në të gjitha garat. Ai gjithashtu ka fituar 23 trofe.

    Menaxheri Carlo Ancelotti ka thënë se situata rreth kontratës së Modriqit është e komplikuar dhe se kroatit do t’i duhet të vendosë për të ardhmen e tij.

    Për shkak të kësaj situate, gazeta spanjolle Fichajes ka raportuar se “Mbretërit” kanë shprehur interesim për Barellan.

    Situata financiare e Interit është në favor të Realit që pritet të ketë fonde gjatë verës.

    Ai vlerësohet se ka çmimin prej 60 milionë eurove.

    Mirëpo mbetet të shihet nëse Barella do të ishte i interesuar për largim sepse disa media italiane kanë raportuar se 27-vjeçari është afër vazhdimit të kontratës deri në verën e vitit 2029.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!