×
  • Sport
  • Sport

    Reali rikthehet te fitorja, mposht Villarrealin në ‘Bernabeu’

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 18:43

    Pas dy ndeshjeve, Real Madridi është rikthyer te fitorja.


    ‘Los Blancos’ kanë realizuar fitore të vështirë 3-2 ndaj Villarrealit në ‘Santiago Bernabeu’.

    Skuadra e Zinedine Zidane e nisi mjaft mirë takimi pasi kaloi në epërsi pas dy minutave nëpërmjet Marianos.

    Por mysafirët u kundërpërgjigjen shumë shpejt me Gerardo Morenon (11’), i cili barazoi rezultatin.

    Megjithatë, Vallejo (40’) çoi në pushim vendasit me epërsi.

    Sulmuesi Mariano (49’) dyfishoi epërsinë dhe realizoi për 3-1, ndërsa J.Costa (90’) në fund ngushtoi rezultatin 3-2.

    Reali mbetet në vendin e tretë me 68 pikë, ndërsa Villarreali vazhdon mos ta ketë të sigurt qëndrimin me La Liga, pasi gjendet në vendin e 15 me 40 pikë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!