×
  • Sport
  • Sport

    Remzi Ejupi tërhiqet nga gara për të parin e FFK’së

    Reporteri
    15 Mars 2022 | 17:08

    Nesër do të jetë afati i fundit për delegatët të cilët me 15 nënshkrime munden të garojnë për president të Federatës së Futbollit të Kosovës.

    Deri më tani janë 4 emra të përfolur për pozitën e kreut të FFK’së, ku kësaj liste i prinë Agim Ademi, i cili ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij, si dhe Arjanit Ademi, Gramos Vokrri dhe Remzi Ejupi.

    Megjithatë, Ejupi është shprehur se nuk do t’i hyjë një gare, në të cilën Kuvendi është jo legjitim.

    “Jo nuk do të marrë pjesë në këtë kuvend për arsye se është jo legjitim dhe sigurisht që unë nuk dua të jem pjesë e një kuvendi jo legjitim”, ka thënë fillimisht Ejupi i cili ka konfirmuar se ai po punon dhe beson se kuvendi i rregullt do të mbahet me 6 korrik.

    Unë po punoj për kuvendin e rregullt që mbahet me 6 korrik. Pra nëse që Kuvendi të mbahet me 6 korri ashtu siç është legjitim, unë do të përgatitem, do të diskutoj më klube dhe atëherë do të jem kandidat, por jo tash në një kuvend jolegjitim.”, u shpreh ai për Demokracia.com

    Tutje, Ejupi tha se as klubi FC Prishtina nuk do të jetë pjesë e këtij kuvendi, të cilit i referohet si jo legjitim.

    “Ne si klub do të mbajmë një mbledhje dhe do të diskutojmë dhe besoj që as FC Prishtina nuk do të jetë pjesë e këtij kuvendi jo legjitim. I inkurajoj edhe klubet tjera të veprojnë njëjtë dhe mos të bëhen pjesë e një kuvendi të tillë. Pra duhet klubet të ulën të bisedojnë dhe të përgatiten për një kuvend të rregullt siç parashihet me 6 korrik 2022”, ka përfunduar Remzi Ejupi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!