×
  • Sport
  • Sport

    Rivaldo me shkrim special për Tottenham dhe Lucas Moura pas fitores ndaj Ajaxit

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 16:35

    Njëri nga futbollistët më të mirë në histori, Rivaldo Ferreira ka lavdëruar suksesin e Tottenham në ndeshjen kundër Ajax.


    Ai ka treguar se e ka shijuar në maksimum këtë ndeshje dhe ka vlerësuar paraqitjen fantastike të bashkombasit të tij, Lucas Moura.

    “Çfarë ndeshje e shkëlqyeshme midis Ajax dhe Tottenham, keq për të gjithë miqtë holandez, por ishte shumë kohë më parë që unë nuk e festova një fitore si kjo, dhe ende një mik brazilian si Lucas Moura duke bërë 3 gola. Faleminderit shumë për emocionet që ju dhe klubi juaj më dhanë sot. Dua çdo ditë futboll më shumë. Urime për kualifikimin në finale për ekipin e Tottenham”, ka shkruar Rivaldo në Instagram.

    Rivaldo ka fituar Ligën e Kampionëve me Milanin në vitin 2003 dhe është shpallur Kampion i Botës me Brazilin në vitin 2002.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!