×
  • Sport
  • Sport

    Pasi i shkatërroi karrierën Arlind Ajetit, trajneri serb tani kërkon të marrë edhe një tjetër shqiptar

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 11:41

    Kastriot Dërmaku është gati të hedh një hap më shumë në fundin e këtij sezoni, ndërsa ka shkëlqyer këtë vit me Kosenzën. Vlerësime të mëdha ka marrë mbrojtësi i Kombëtares, aqsa mediat italiane e kanë quajtur edhe si “muri kuqezi”.


    Së fundmi është prestigjozja “Tuttomercatoweb”, e cila shprehet se ka interesim konkret nga ana e Bolonjës, që të marrë Dërmakun në merkaton e verës. Këtë e kanë pohuar edhe mediat pranë klubit të Bolonjës, që flasim për një transferim të mundshëm të 27-vjeçarit.

    Por për një lëvizje të tillë, ka vetëm dy probleme. Fillimisht është Bolonja që duhet të mbijetoj në këtë sezon në Serinë A, ndërsa aktualisht është vetëm një pozitë larg zonës së ftohtë dhe rrezikon shumë deri në mbylljen e kampionatit. Ndërsa problemi i dytë dhe jo më pak i rëndësishmi, është trajneri që e drejton këtë skuadër. Bëhet fjalë për serbin Mihajloviç, që ka një precendent jo shumë të këndshëm me Arlind Ajetin. Pasi mbrojtësi shqiptar shkëlqeu me Kombëtaren, trajneri serb e mori kur asokohe drejtonte Torinon.

    Jo vetëm që hapësirat mungonin për Ajetin dhe numëroheshin me gishtat e dorës prezencat e tij në fushë, por me një gabim të vetëm që shqiptari bëri kur kthehu topin pas në terrenin e rënduar nga shiu te Torino, Mihajloviç e quajti Ajetin si shumë naiv, duke e larguar më pas nga ekipi. Që pas asaj periudhe mbrojtësi kuqezi ka pasur luhatje të jashtëzakonshme, aqsa nuk mund të konsiderohej më te Kombëtarja për një vend titullari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!