Cristiano Ronaldo është dënuar pasi u largua nga kampi i kombëtares së Portugalisë në Danimarkë.
Superylli u largua nga kampi stërvitor i kombëtares gjatë ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve.
Ronaldo, 41-vjeçar, është gjobitur me vetëm 255 euro dhe është suspenduar për 30 ditë nga Federata Portugeze e Futbollit.
Sulmuesi nuk do të duhet të shqetësohet gjatë për gjobën, falë të ardhurave të tij të mëdha.
Ronaldo fiton rreth 225.5 milionë funte në vit nga paga dhe marrëveshjet komerciale.
Kjo do të thotë se atij do t’i duhen vetëm 30 sekonda për t’i fituar sërish 215 funte, shumën që do ta paguajë për gjobën.
Dënimi u bë i ditur nga Këshilli Disiplinor i Federatës Portugeze të Futbollit.
Në një komunikatë thuhej: “Në këto rrethana dhe bazuar në arsyet e paraqitura, Këshilli Disiplinor – Seksioni për Futbollin Jo-Profesionist – i Federatës Portugeze të Futbollit vendos që, në këtë procedurë, akuza të shpallet plotësisht e bazuar.
“Rrjedhimisht, Cristiano Ronaldo dos Santos Aveiro shpallet fajtor për kryerjen, në një rast dhe me dashje, të shkeljes disiplinore të parashikuar dhe të sanksionuar sipas paragrafit 1 të nenit 160 të RDFPF-së.
“Për pasojë, atij i shqiptohet masa e suspendimit për 30 (tridhjetë) ditë dhe, përveç kësaj, masa e gjobës në vlerën prej 2.5 UC, përkatësisht 255.00 euro (dyqind e pesëdhjetë e pesë euro).”
Incidenti ndodhi më 30 shtator, një ditë para se Portugalia të luante kundër Danimarkës në Kopenhagë.
Si rezultat, suspendimi 30-ditor do të përfundojë para ndeshjeve të ardhshme të Portugalisë kundër Danimarkës dhe Uellsit.
Dy ndeshjet janë caktuar të zhvillohen më 14 dhe 17 nëntor të muajit të ardhshëm.