×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo ia kthen Simeones festimin me “topa”

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 23:29

    Sikur nuk i mjaftoi kualifikimi për në çerekfinalen e Champions League, Cristiano Ronaldo gjeti kohë edhe që të tallej me trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeonen.

    Diego Simeone kishte festuar fitoren e Atleticos së Madridit në raundin e parë në një mënyrë të çuditshme, festë kjo e cila bëri jo pak bujë në rrjetet sociale, transmeton Reporteri.net

    Sot, Cristiano Ronaldo pasi kompletoi hattricun e tij që eliminoi ekipin e Diego Simeones, i ka kthyer të njejtën monedhë trajnerit argjentinas, duke festuar me “topa”, ashtu siç bëri Simeone në “Wanda Metropolitana”.

    Ronaldo tregoi edhe një herë se është ai që ka fjalën e fundit në kompeticionin më të madh për klube./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!