×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo tregon edhe njëherë se është “baba” i Ligës së kampionëve, e dërgon Juventusin në çerekfinale

    Reporteri
    12 Mars 2019 | 23:01

    Juventusi ka arritur ta përmbysë epërsinë prej 2:0 të Atleticos së Madridit, krejt kjo falë Cristiano Ronaldos i cili shënoi një hattrick.

    Ronaldo tregoi edhe njëherë se ndeshja përfundon vetëm kur thotë ai dhe se për të fjala e pamundur nuk ekziton.

    Po zhvillohej minuta e 27’ kur Ronaldo shënoi me kokë pas një krosimi të bukur nga Bernandeschi dhe i dha epërsinë në pjesën e parë.

    Vetëm 3 minuta nga pjesa e dytë Ronaldo shënoi përsëri me kokë, kësaj rradhe ishte Joao Cancelo ai i cili i dha asistin portugezit.

    Krejt në fund ishte Bernandeschi ai i cili fitoi një penalti që e konkretizoi në golë Cristiano Ronaldo për ta dërguar Juventusin në çerekfinale./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!